​Dembele zbulon emrat favoritë për “Topin e Artë”
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Dembele zbulon emrat favoritë për “Topin e Artë”
dembele
08/09/2026 - 12:11
Linku u kopjua

Ousmane Dembele ka zbuluar emrat që, sipas tij, duhet të përbëjnë podiumin e “Topit të Artë” për vitin 2026.

Në një intervistë për “France Football”, sulmuesi francez, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2025, ka vendosur në krye të listës së tij yllin e Paris Saint-Germainit, Khvicha Kvaratskhelia. Pas tij, Dembele ka renditur sulmuesin e Bayern Munichut, Harry Kane, ndërsa në vendin e tretë ka vendosur Kylian Mbappen e Real Madridit.

Dembélé ka theksuar se gara për këtë çmim mbetet e hapur, por ka dhënë një sinjal të qartë se beson që “Topi i Artë” mund të mbetet sërish në duart e një futbollisti të PSG-së.

“Besoj se do të mbetet në duart e një lojtari të PSG-së. Podiumi im? Vendos Kvaratskhelian, Harry Kane, i cili ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, dhe Kylian Mbappen”, ka deklaruar Dembele.

Kvaratskhelia, i cili luan për PSG-në, është kështu zgjedhja e parë e Dembeles për çmimin prestigjioz individual. Ceremonia e “Topit të Artë” 2026 është planifikuar të mbahet më 26 tetor në Londër.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026