Nesër deputetët rikthehen në Parlament, jashtë godinës protestë 

7 Shtator 2026 | 16:27

Deputetët i përfunduan pushimet. Pasditen e së martës në orën 17:00 do të mbahet seanca e parë e sesionit të ri parlamentar.

Në këtë seancë e cila do të zgjasë pak minuta do të mbajë një fjalë kryetari i kuvendit, Niko Peleshi dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Nisjes së seancës pasdite, i paraprin paradite në orën 11:00 në kryesinë e kuvendit mbledhja e konferencës së kryetarëve ku do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve.

Reforma territoriale dhe ajo zgjedhore pritet të jenë në fokus të këtij sesioni.

Mazhoranca socialiste ka depozituar në kuvend një draft ku kërkon që vendi të ndahet në 46 bashki dhe 61 siç është ndarja aktuale.

Propozimi i tyre ka hasur në kundërshtimin e banorëve të 15 bashkive që preken nga kjo hartë e re.

Nisja e sesionit të ri parlamentar do të shoqërohet jashtë saj edhe me protestë.

Qytetarët që janë në bulevard prej 100 ditësh kanë paralajmëruar se do të grumbullohen pranë godinës së parlamentit në nisjes të sesionit, por edhe në çdo seancë tjetër gjatë muajt shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE/ Nis seanca në Parlament, protestë jashtë Kuvendit. Policia blindon zonën (VIDEO)

Ka nisur seanca plenare në Kuvend ndërsa deputetët pak minuta më parë kanë mbërritur në punimet parlamentare pas pushimeve verore, ku u çel sesioni i...
16:57 | 08/09/2026

Protesta para Parlamentit, policia merr masa dhe rrethon zonën (VIDEO)

Policia ka marrë masat lidhur me protestën e qytetarëve të paralajmëruar që do të mbahet para Parlamentit. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga...
15:44 | 08/09/2026

Bosnja dëbon dy diplomatë serbë: 48 orë kohë për t’u larguar

Ministri i Jashtëm boshnjak, Elmedin Konakoviç këtë të marte ka njoftuar se qeveria e Bosnjës ka vendosur dëbimin nga vendi të dy diplomatëve serbë, të...
15:29 | 08/09/2026