Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dirk Schuebel, është takuar me kryetarin e LS’së, Zlatan Elek.
Në njoftimin e BE-së, thuhet se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave me shumicë serbe të Kosovës, si dhe nevojën për pjesëmarrjen aktive të LS-së në Kuvend.
‘’Duke vazhduar angazhimin me subjektet politike në 🇽🇰 Kosovë, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua me kryetarin e LS-së, Zlatan Elek.
Ata diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave me shumicë serbe të Kosovës, si dhe nevojën për pjesëmarrjen aktive të SL-së në Kuvend në mbështetje të rrugës së Kosovës drejt 🇪🇺 BE-së, pavarësisht dallimeve politike’’, thuhet në njoftim.


