Kuvend dhe protestë jashtë godinës: Policia ‘blindon’ zonën, bllokon të gjitha hyrjet drejt Parlamentit (VIDEO)

8 Shtator 2026, 17:03Politika TEMA
Kuvend dhe protestë jashtë godinës: Policia ‘blindon’

Kuvendi i Shqipërisë rikthehet këtë të martë në aktivitet, pas pushimit veror. Në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në sallën e seancave plenare për çeljen e sesionit të ri parlamentar.

Edhe pse Kushtetuta parashikon që sesioni i vjeshtës të nisë të hënën e parë të shtatorit, këtë vit rikthimi i deputetëve është shtyrë me një ditë për shkak të pushimit zyrtar.

Rikthimi i deputetëve në parlament pritet të shoqërohet edhe me protesta jashtë godinës.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie.

Lini një Përgjigje