Tragjedi në Tropojë, humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen rëndë

8 Shtator 2026, 13:35Kronika TEMA
Tragjedi në Tropojë, humbin jetën pas rënies në kontakt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Tropojë (8 shtator), ku 4 persona punonjës të Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Bashkisë, kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Për pasojë, dy punonjës të bashkisë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike gjatë kryerjes së punimeve në terren.

Sipas të dhënave të konfirmuara, mes viktimave është punonjësi i Bashkisë Tropojë, Muhamet Sylisufaj, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Pak më vonë, si pasojë e dëmtimeve të rënda nga goditja elektrike, ka ndërruar jetë në spital edhe punonjësi i dytë. Dy personat e tjerë të përfshirë në incident ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur punonjësit po kryenin ndërhyrje për krasitjen e pemëve që ndodheshin pranë një shtylle të linjës elektrike me tension.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të rindërtuar dinamikën e plotë të incidentit. Hetimet po fokusohen në zbardhjen e procedurave të ndjekura për sigurinë në punë, si dhe për të verifikuar nëse ka pasur koordinim të mëparshëm mes Bashkisë Tropojë dhe ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike për stakimin e rrymës përpara nisjes së punimeve.

3 Komente

  1. T
    Të dhefsha shteti me mut që ne kemi

    Të dhefsha shteti me mut që ne kemi... Në vitn 2026 dhe njerzit humbasi jetën si të ishin dele.. Apo si të ishim para 100 viteve. Në akoma nukë kemi gjërat matriale dhe rregullat më elementare për të garentue jetën e një punosi në çfarë do sektori qofshin këta pastaj ne flasim për Evropën...

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Gjynah, vertete gjynah! Mund te shfaqesha cinik po te thoja qe jane 'qytetar dixhital' ose 'patronazhiste' dhe nuk e dine te shkretet se kontakti me rrymen elektrike te shkakton vdekje. Duket ne shkolle ju mesojne si perdoret celulari dhe asgje me shume. Vetem nje shkolle ne qytetin Stalin, sot Kucove, ishte ne kohen e pare dhe nxirrte elektricist me kategorine e trete. Pastaj, per rritje rroge ata jepnin provim gjate nje, dy apo pese vjeteve ne menyre te vazhdueshme derisa arrinin ne kategorine e shtate, maksimale. Sot ne cdo qark ka nga nje qender profesionale ku nxirren vetem perdorues celularsh dhe punonjesit ne to vrasin gjithe diten miza. Kur pas kaq e kaq vitesh qe japin fonde kot, qeverite mund te kishin ndertuar nje qender per gjithe vendin, model, me laboratore dhe paisje konkrete per cdo zanat. Ne hapim universitete pa mbarim, pranojme ne ta 'dhi te zgjebosura', u ngrehim bishtin perpjete, jua bejme me llak ne keto universitete dhe prej tyre dalin vetem 'dhi te zgjebosura me bishtin perpjete' qe duan pune sipas diplomes kur nuk kane piken e njohurise per nje pune te caktuar. Ngushellime famileve te fatkeqeve!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Pak si gjatë por i ke rënë në kokë????

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje