Detaje tronditëse janë zbuluar lidhur me sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe Benjamin Netanjahun.
Sipas disa burimeve rajonale të gazetës izraelite Haaretz, rreth dhjetë ditë para agresionit, kryeministri izraelit ishte paralajmëruar personalisht nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, për një ofensivë të madhe dhe të afërt të Hamasit. Sipas të njëjtit raport, Netanyahu nuk e përcolli këtë informacion te drejtuesit e sigurisë izraelite, ndërsa më herët edhe shërbimet Shin Bet e kishin diskutuar paralajmërimin, por nuk e kishin interpretuar si një kërcënim konkret nga Gaza.
Haaretz shkruan se Mohammed bin Zayed ishte informuar për planet e Yahya Sinwar dhe kishte paralajmëruar për gjakderdhje, destabilizim të rajonit dhe rrezik për Marrëveshjet e Abrahamit, shkruan A2.
Por, zyra e Netanyahut i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar se kryeministri nuk ka biseduar me presidentin e Emirateve në atë periudhë dhe nuk ka marrë prej tij asnjë paralajmërim.
Publikimi ka shkaktuar reagim të menjëhershëm të opozitës izraelite, e cila kërkon që Netanyahu të mbajë përgjegjësi dhe të ngrihet një komision shtetëror hetimor për dështimet që i paraprinë sulmit të 7 Tetorit. Ish-kryeministri Naftali Bennett dhe figura të tjera opozitare e kanë akuzuar Netanyahun për neglizhencë dhe për përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë politike.
Ndërsa ish-shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, ka deklaruar se provat e reja kërkojnë një hetim të plotë mbi atë që ai e cilëson si dështim katastrofik të udhëheqjes izraelite.
Do ishte shuuuuuuumë çudi po të mos kishte informacion shërbimi i fshehtë më i mirë në botë.
Nese populli hebre eshte vertet i zgjuar sic edhe thuhet, ai nuk do ta votoje Netanjahun ne tetor sivjet.
Sigurisht qe e dinte, madje e pat organizuar vete qe te justifikohej me luften gjenocidale dhe perzenese te palestinezeve nga trojet e tyre shekullore. Perse do vinte ne rresht kalamajte palestineze e t'i ekzekutonte me batare pa iu dridhur qerpiku? Perse? Per te shfarosur etnine. Kolonizimi i Palestines ka nisur dhjetra vjet me pare, dhe sot kolonet thjesht hyjne ne shtepite e te mjereve palestineze e ose i vrasin ose i perzene per te mos u kthyer me.
Po vet e kryen sulmin cifutet ju akoma cuditeni?
Pra kafshet Hamasit qe vrane 1200 veta dhe moren peng 230 te tjere dhe I torturuan e perdhunuan nuk kishin faj thote ky I semure ne kete artikull qe Merua ka zgjedhur te botoje.