Mercedes-Benz: Aventura nis në Shqipëri!

8 Shtator 2026, 13:35Hi-Tech TEMA
Mercedes-Benz: Aventura nis në Shqipëri!

TheCarScene ka mbërritur në Shqipëri për të nisur një sfidë të veçantë drejt zbulimit se pse Mercedes-Benz është kthyer në një nga markat më të dashura në Ballkan dhe veçanërisht Shqipëri.

Ekipi ka vetëm 12 orë kohë për të gjetur Mercedes-in më karakteristik të Ballkanit, përpara se të nisë një udhëtim prej mijëra kilometrash nëpër Europë drejt Stuttgartit, në kuadër të 140 viteve të inovacionit të Mercedes-Benz.

Sfida është edhe më interesante!
Organizatorët kërkojnë të blejnë ose marrin me qira një Mercedes-Benz me vlerë deri në 4,000 euro, për ta bërë pjesë të këtij udhëtimi.

Në këtë aventurë, Mercedes-Benz Albania bëhet pjesë e pikënisjes shqiptare të një historie që lidh prej dekadash shqiptarët me yllin me tre cepa, një marrëdhënie që sot vazhdon përmes teknologjisë, inovacionit dhe modeleve të së ardhmes.

Eventi i madh përzgjedhës do të mbahet ditën e nesërme, datë 9 shtator, ora 18:00 në Mercedes-Benz Albania.

Lini një Përgjigje