Lajmet e fundit
Ngjarja tragjike e cila ndodhi në Potërq të Klinës, ishte temë diskutimi në emisionin Kosova Today me mysafiret e ftuar gazetaren Altiana Zogaj dhe psikologen Dita Makasqi.
Atje një 35 vjeçar i cili dyshohet se kishte probleme mendore ka vrarë motrën e tij dhe e ka lënduar rëndë nënën e tij.
I dyshuari ia ka vënë flakën krevatit ku ishte e shtrirë motra, dhe nëna në përpjekje për të ndërhyrë pësoi lëndime nga mjeti i fortë.
Lidhur me rastin e rëndë detaje dha gazetarja Zogaj.
"Policia u njoftuan për një zjarri derisa kuptuan se bëhej fjalë për një rast edhe më të rëndë", tha ajo.
Kurse psikologja Makasqi, shprehu shqetësimin e përdorimit të madh nga ana e qytetarëve të qetësuesve.