Kumbaro publikon rezultatet e PISA 2025, ja ku renditet Shqipëria

8 Shtator 2026 | 13:14

Shqipëria ka shënuar përmirësime të ndjeshme në testin PISA 2025, si në raport me rezultatet e vitit 2022, ashtu edhe krahasuar me vendet e rajonit.

Rezultatet janë publikuar sot në konferencën e Ministrave të Arsimit në Bratislavë, ndërsa ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri publike rezultatet për Shqipërinë.

“Nga Bratislava ku është mbledhur ministeriali i vendeve të OECD për të publikuar rezultatet e testit të fundit PISA 2025, kam kënaqësinë të ndaj një lajm të mirë, ku Shqipëria në të tre testet që bëhen nga PISA – leximi, shkencat dhe matematika, ka rritje të konsiderueshme. Në testin e matematikës Shqipëria është rritur me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë dhe në lexim me 50 pikë”, tha ministrja e Arsimit.

Sipas Kumbaros, Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon në shkencë, duke lënë pas Serbinë, Greqinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në matematikë, Shqipëria kryeson klasifikimin së bashku me Malin e Zi.

“Kemi rritje krahasuar jo vetëm me vitin 2022, por edhe në rajon, ku Shqipëria është në rezultatet më të larta. Konkretisht në matematikë dhe shkencë Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këta tregues pasqyrojnë progresin që Shqipëria ka bërë në një fushë siç është arsimi dhe nuk është thjesht krenari historike, por sidomos ambicie dhe qëllim për të ecur përpara. Nuk është e rëndësishme se cilit vend ia kemi kaluar, por të kuptojmë se si PISA na ndihmon të rrisim performancën e mësuesve tanë dhe se si nxënësit të rrisin aftësitë e tyre”, vijoi ministrja.

Gjatë këtij eventi, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do të jetë pjesë e paneleve dhe diskutimeve mbi çështje të tjera, përfshirë analizën e performancës, përqendrimin dhe rolin e Inteligjencës Artificiale në arsim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj mesazh për sesionin e ri parlamentar: Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar, duke u bërë thirrje deputetëve për bashkëpunim,...
14:49 | 08/09/2026

1,500 të rinj zgjedhin Vodafone për të nisur karrierën e tyre! “Graduate Programme”, një sukses i investimit në talentin e ri në Shqipëri

Për më shumë se 25 vite, Vodafone Albania ka investuar në kapitalin njerëzor dhe në zhvillimin e të rinjve të talentuar dhe ekselentë, duke u...
14:44 | 08/09/2026

“Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu”, meteorologia tregon si do të jetë moti këtë javë

E ftuar në një lidhje direkte me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia e Metoalb, Lajda Porja, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim, duke...
14:38 | 08/09/2026