Nufi pret Komandantin e SOCCENT: Thellojmë bashkëpunimin me SHBA në mbrojtje e siguri

8 Shtator 2026 | 16:04

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi këtë të martë zhvilloi një takim me Gjeneral Major Jasper Jeffers III, Komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara (SOCCENT), i cili shërben gjithashtu si komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të dyja palët mësohet se theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA dhe të angazhimit të përbashkët në NATO, si dhe rolin e bashkëpunimit të ngushtë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kontributin për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Shqipëria mbetet e vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe për të dhënë kontributin e saj në misione të përbashkëta ndërkombëtare, forcimin e Aleancës dhe të sigurisë së përbashkët”, u shpreh ministri Nufi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton

Në seancën e sotme plenare është votuar me 79 vota pro Evis Kushi e cila zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Në momentin e votimit opozita ka...
18:09 | 08/09/2026

Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt

Pas zgjedhjes së Evis Kushit si nënkryetare e Kuvendit, ka reaguar Taulant Balla teksa e përgëzon duke u shprehur besimplotë ndaj punës që pritet të...
17:45 | 08/09/2026

Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen Drapata, në Hotolisht të Librazhdit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...
17:36 | 08/09/2026