Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

8 Shtator 2026 | 15:23

Autoritetet kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, duke vënë në pranga një 27-vjeçar.

Gjatë kontrolleve u konstatua një mjet në rrugën “Jordan Misja” brenda së cilës ndodhej 27-vjeçari. I riu brenda automjetit ndante lëndën narkotike në doza me qëllim shitjen e tyre në zona të ndryshme të Tiranës.

Pasi ka konstatuar praninë e shërbimeve të policisë, 27-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga efektivët e “Shqiponjave”. Pas kapjes, 27-vjeçarit i janë kryer kontrolle fizike dhe në automjet ku janë gjetur doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak.

“Tiranë/Shërbimet “Shqiponja” godasin një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak.

Kapet në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, duke ndarë lëndët narkotike, me qëllim shitjen, 27-vjeçari, i cili sapo konstatoi shërbimet, tentoi të largohej me vrap.

Në vijim të aksioneve policore, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i intensifikimit të punës operative me këtë objekt, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” goditën një tjetër rast të sigurimit të llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike dhe shitjes së tyre në doza.

Për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Paskuqan.

Ai është konstatuar në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, duke ndarë lëndë narkotike, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, dhe sapo ka parë shërbimet ka tentuar të largohet me vrap.

Pas kapjes, 27-vjeçarit i janë kryer kontrolle fizike dhe në automjet, si rezultat i të cilëve i janë gjetur doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton

Në seancën e sotme plenare është votuar me 79 vota pro Evis Kushi e cila zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Në momentin e votimit opozita ka...
18:09 | 08/09/2026

Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt

Pas zgjedhjes së Evis Kushit si nënkryetare e Kuvendit, ka reaguar Taulant Balla teksa e përgëzon duke u shprehur besimplotë ndaj punës që pritet të...
17:45 | 08/09/2026

Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen Drapata, në Hotolisht të Librazhdit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...
17:36 | 08/09/2026