Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, arrestohet 67-vjeçari në Krujë në flagrancë
Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Krujë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr që ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Zallë, ku shtetasi me iniciale I. H.(K.) dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, me qëllim djegien e mbeturinave bimore.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Përveç sipërfaqeve të tokës në fshatin Zallë, zjarri ka prekur edhe zonat përreth, përfshirë fshatin Halil, si dhe vendet e quajtura “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”. Raportohet se janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe pemë frutore.
Pas njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të 67-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve, fermerëve dhe pronarëve apo poseduesve të kullotave që të mos ndezin zjarre, veçanërisht për djegien e mbeturinave bimore në toka bujqësore apo kullota.
Sipas Policisë, djegia e mbeturinave në këtë mënyrë përbën rrezik për përhapjen e pakontrolluar të flakëve dhe mund të shkaktojë dëme në pronë, shëndet dhe jetë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë menjëherë çdo rast të tentativës për ndezje zjarri, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.
Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt
Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit
- 18:09 Me 79 vota pro, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit. Opozita bojkoton
- 18:02 Funerali me nderime shtetërore i Mlladiç, Mbretëria e Bashkuar thërret të Ngarkuarin me Punë të Serbisë
- 17:56 Trump bisedë telefonike me Putin, zbulohen detaje nga diskutimi mes dy liderëve
- 17:55 “Topi i Artë” 2026, 5 trajnerë luftojnë për çmimin prestigjioz
- 17:50 Sesioni i ri, Bardhi: Kuvendi po përdoret në interes të Ramës, zhduku 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore
- 17:45 Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Balla: Urime, kemi besim te profesionalizmi yt