Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është favorit për të fituar Champions-in

Vetëm pak orë përpara startit të sezonit të ri të Champions League, agjencia e të dhënave sportive Opta ka publikuar parashikimet e superkompjuterit të saj për skuadrat që kanë më shumë gjasa të triumfojnë në kompeticionin më prestigjioz për klube në Europë.
Sipas modelit të Opta-s, Arsenal është skuadra favorite për të fituar trofeun e Champions League në sezonin 2026-2027. Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta vlerësohet me 20.9% shanse për të triumfuar në finalen e madhe.
Në vendin e dytë renditet Bayern Munich, ku bavarezët që kanë 19.4% shanse për të ngritur trofeun. Diferenca mes dy skuadrave kryesuese është relativisht e vogël, duke e bërë garën për favoritët kryesorë mjaft interesante.
Manchester City pozicionohet në vendin e tretë me 12.3% shanse për triumfin final. Pas anglezëve vjen Barcelona, e cila është skuadra spanjolle me renditjen më të lartë në parashikimin e Opta-s, me 8.2%.
Kampionët në fuqi të Europës, Paris Saint-Germain, janë në vendin e pestë. Skuadra franceze vlerësohet me 7.1% shanse për të fituar trofeun dhe për të vijuar dominimin e saj në kompeticion.
Në dhjetëshen e favoritëve janë edhe Liverpool, Real Madrid, Manchester United, Inter dhe Aston Villa.
10 favoritët sipas superkompjuterit të Opta-s
Arsenal – 20.9%
Bayern Munich – 19.4%
Manchester City – 12.3%
Barcelona – 8.2%
PSG – 7.1%
Liverpool – 6.1%
Real Madrid – 4.4%
Manchester United – 3.8%
Inter Milan – 3.6%
Aston Villa – 2%
Parashikimet e superkompjuterit nuk garantojnë rezultatin përfundimtar, por japin një panoramë të forcës së skuadrave dhe probabiliteteve të tyre për të shkuar deri në fund të kompeticionit.




