Prishtina fiton bindshëm në Skenderaj, kryeson tabelën

Futboll

Prishtina fiton bindshëm në Skenderaj, kryeson tabelën

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2026 Në ora: 17:51
Pamje nga ndeshja

Prishtina kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Skuadra e Prishtinës ka treguar lojë të mirë, duke arritur prej fitoreve më të rëndësishme gjatë këtij edicioni të ri, duke e mundur Drenicën me rezultat bindës 4:1. 

Për Drenicën shënoi Lushtaku në minutën e 40-të dhe për Prishtinën Selmani (5’), Halili (51’) e Diatta (57’) e Hasani (86’). 

Pas javës së pestë në elitën e futbollit të Kosovës, Prishtina kryeson me 12 pikë, ndërsa Drenica është në vend të shtatë me 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat