E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i Botës kritikon sulmuesin: I fokusuar te sukseset individuale

Ilustrim · Vizion Plus

Deklaratat e Kylian Mbappe për ambiciet e tij individuale kanë shkaktuar debat në Francë, ndërsa kritikat më të forta kanë ardhur nga ish-futbollisti Christophe Dugarry.

Kampioni i botës me Francën në vitin 1998, pranoi se Mbappe ka të drejtë të konsiderojë veten ndër favoritët për çmimet individuale, veçanërisht në një sezon ku asnjë futbollist nuk ka dominuar bindshëm.

“Mbappe ka shanset e tij, ashtu si të tjerët. Nuk më habit që mund të mendojë se është lojtari më i mirë në botë”, u shpreh Dugarry.

Megjithatë, ish-sulmuesi francez u tregua shumë më kritik ndaj mënyrës se si Mbappe ka shprehur publikisht ambiciet e tij. Sipas Dugarry, një futbollist i nivelit të Mbappe duhet të fokusohet më shumë te suksesi kolektiv sesa te kërkimi i një vlerësimi individual.

“Të kërkosh një çmim individual në këtë mënyrë më duket fëminore, patetike. Kjo nuk të bën më të madh. Kur je një lojtar i nivelit të tij, të kërkosh diçka të tillë më bezdis. Duhet të flasim për ndarjen dhe kolektivin”, deklaroi ai.

Dugarry e ashpërsoi edhe më tej qëndrimin e tij, duke vënë në dukje mungesën e trofeve madhorë kolektivë të Mbappe në sezonin për të cilin po diskutohet.

“Të kërkosh diçka kur nuk ke fituar as kampionatin, as Champions League-n, as Kupën e Botës, më duket pothuajse e pahijshme”, përfundoi ish-kampioni i botës.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh