Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Hasit.
Si pasojë e ngjarjes, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 29-vjeçar, i identifikuar si Jakup Aga.
Ndërkohë, është identifikuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes, Fatjon Dauti.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.