Champions League këtë vit shkon në Angli, OPTA tregon skuadrën favorite
Ka nisur faza e grupeve për sezonin e ri 2026/27 në Champions League, ndërsa gara për trofeun prestigjioz pritet të jetë sërish tejet e fortë.
Superkompjuteri i OPTA-s ka bërë parashikimet e para për skuadrat favorite, duke e renditur Arsenalin si ekipin me gjasat më të mëdha për ta fituar trofeun, shkruan Indeksonline.
“Topçinjtë” kanë 20.9% mundësi për të triumfuar në Champions League, ndërsa në vendin e dytë renditet Bayern Munich me 19.4%.
Manchester City zë vendin e tretë me 12.3%, i ndjekur nga Barcelona me 8.2% dhe Paris Saint-Germain me 7.1%.
Në dhjetëshen e favoritëve janë edhe Liverpool (6.1%), Real Madridi (4.4%), Manchester United (3.8%), Interi (3.6%) dhe Aston Villa (2%).
PSG, kampioni në fuqi i Evropës, sipas OPTA-s renditet vetëm në vendin e pestë.
Në këtë listë dominojnë klubet nga Premier League, me plot pesë ekipe të përfshira në mesin e 10 favoritëve. /IndeksOnline/

