Liverpooli arrin marrëveshje rekorde për sponsorin e fanellës, që do t’ia sjellë klubit 300 milionë funte - Gazeta Express
string(103) "liverpooli-arrin-marreveshje-rekorde-per-sponsorin-e-fanelles-qe-do-tia-sjelle-klubit-300-milione-funte"

Futboll

Gazeta Express

08/09/2026 16:03

Liverpooli arrin marrëveshje rekorde për sponsorin e fanellës, që do t’ia sjellë klubit 300 milionë funte

Futboll

Gazeta Express

08/09/2026 16:03

Liverpooli ka njoftuar një marrëveshje rekord për sponsorizimin e fanellave me “Turkish Airlines”, e cila është përshkruar si më e vlefshmja në historinë e Premierligës.

Të martën në mëngjes, Liverpooli konfirmoi se “Turkish Airlines” do të zëvendësojë partnerin prej shumë vitesh, “Standard Chartered”, si sponsorin kryesor në pjesën e përparme të fanellës së klubit, duke nisur nga sezoni 2027-28.

Marrëveshja besohet të jetë me vlerë më shumë se 300 milionë paund për pesë vite, një marrëveshje që klubi beson se është më e vlefshmja në historinë e Premierligë.

Gjithashtu u konfirmua se logoja e kompanisë ajrore do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të ndeshjeve të ekipit të meshkujve, femrave dhe akademisë.

“’Turkish Airlines’ është një organizatë e njohur globalisht, me një rrjet të gjerë ndërkombëtar dhe mezi presim të fillojmë partneritetin tonë dhe të ndërtojmë së bashku një marrëdhënie të fortë, me themele tashmë të konsoliduara nga ato kujtime të veçanta të vitit 2005”, tha Ben Latty, drejtori komercial i Liverpoolit.

Në fillim të këtij viti, Liverpooli u shndërrua për herë të parë në klubin anglez me të ardhurat më të larta, sipas “Deloitte Football Money League”, duke gjeneruar të ardhura mbresëlënëse prej 836 milionë eurosh (702 milionë paund).

Marrëveshja prej 60 milionë paundësh në sezon me “Standard Chartered” luajti rolin e saj, ndërsa eksperti i financave Kieran Maguire vlerësoi zgjerimin e “Anfield” dhe organizimin e eventeve jo-futbollistike kur foli për financat e klubit.

“Bëhet fjalë për të sjellë më shumë njerëz në stadium, për të zhvilluar më shumë evente në stadium; ata kanë organizuar koncerte dhe përfitojnë nga ato tarifa”, tha ai.

“Ata gjithashtu kanë zgjeruar operacionet e dyqaneve të tyre zyrtare në mbarë botën, gjë që sjell këto të ardhura”, shtoi ai.

Maguire shtoi: “Nëse mund të gjenerosh më shumë të ardhura në ditët kur nuk ka ndeshje, atëherë kjo është një mënyrë për ta çuar një klub përpara dhe Liverpool ka qenë i suksesshëm në këtë drejtim”.

“Standard Chartered” ka qenë partneri kryesor i Liverpoolit që nga viti 2010, por nga sezoni 2027-28 do të kalojë në rolin e partnerit global. Kjo do të vazhdojë një nga partneritetet më jetëgjata në futbollin botëror.

“Ky njoftim na jep gjithashtu mundësinë të vlerësojmë kontributin e jashtëzakonshëm që ‘Standard Chartered’ ka dhënë për Liverpool FC gjatë 17 viteve të fundit”, tha Latty.

“Ata kanë qenë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë gjatë një periudhe të jashtëzakonshme në historinë e klubit dhe jemi të kënaqur që ‘Standard Chartered’ do të mbetet pjesë e familjes së Liverpool FC si partner global nga qershori i vitit 2027”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕