Inter nis nesër aventurën e për sezonin e ri në Champions League kundër Real Madrid në “Santiago Bernabeu”. Në intervistën për shtyp përpara ndeshjes është shfaqur kapiteni zikaltër, Lautaro Martinez.
Sulmuesi argjentinas është shprehur se për Interin fitimi i trofeut nuk është thjeshtë një obsesion por një objektiv i qartë.
“Champions League është një ëndërr dhe një objektiv i qartë, jo një obsesion. Është një kompeticion shumë i madh, por te një klub gjigant si Interi, duhet të kemi gjithmonë mentalitetin e duhur, duam të sjellim trofe në shtëpi”, u shpreh Lautaro.
Ai gjithushtu u pyet edhe për përbllejn kundër madrilenëve, duke u shprehur: “Real Madridi është një ekip i madh, me shumë vlera dhe lojtarë të një niveli shumë të lartë. Ata kanë afruar lojtarë të mirë dhe e kanë forcuar mbrojtjen me cilësi, por edhe ne kemi armët tona për të përballuar nivelin e tyre”.






