Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Nga Formula 1 tek telashet me ligjin, Bernie Ecclestone ndalohet në Portugali

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Formula 1 tek telashet me ligjin, Bernie Ecclestone ndalohet në
Bernie Ecclestone

Bernie Ecclestone është ndaluar nga autoritetet portugeze, pasi dyshohet se kishte një armë gjahu të paligjshme në bagazhin e tij.

Ish-shefi i Formula 1, u ndalua në aerodromin e Tires, pranë Lisbonës, pas një kontrolli rutinë të policisë. Sipas mediave portugeze, arma u gjet gjatë kontrollit të bagazhit të tij.

Ky nuk është rasti i parë i tillë për Ecclestone. Në vitin 2022, autoritetet braziliane i gjetën gjithashtu një armë në bagazh, ndërsa ai pretendoi se nuk kishte qenë në dijeni se e kishte me vete.

Poll

Lexo gjithashtu