Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Një francez “nderon” Bledi Shkëmbin, Struga fiton me vuajtje i “qepet pas” Shkëndijës së Tetovës

Shkruar nga NEWSPORT
Një francez “nderon” Bledi Shkëmbin, Struga fiton me
Struga - Sileks

Struga ka triumfuar në shtëpi përballë Sileksit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të ligës së Maqedonisë së Veriut. Sfida e zhvilluar në Strugë, përfundoi me shifrat 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Lassana Diako. Mbrojtësi francez e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59-të, duke i “vendosur kapakun” kësaj sfide mjaft delikate.

Kështu, ekipi i drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, 2 më pak se Shkëndija e Tetovës kryesuese. Në krahun tjetër me 7 pikë, Sileks mban momentalisht vendin e 6-të.

Poll

Lexo gjithashtu