E-TJERA

100 ditë protestë para Kryeministrisë/ Nesër marshimi para Parlamentit

Protesta qytetare para Kryeministrisë ka shënuar ditën e 100-të, me aktivistët dhe pjesëmarrësit që kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në shenjë simbolike të qëndresës, protestuesit janë bashkuar dorë për dore duke formuar një rreth përreth godinës së Kryeministrisë. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë dhe në mbështetje të dorëheqjes së Ramës.

Protesta ka vijuar më pas edhe në rrugët e Tiranës, ku pjesëmarrësit kanë marshuar me flakadanë në duar, duke e shtrirë aksionin e tyre përtej sheshit para Kryeministrisë.

Drejtuesit dhe aktivistët e protestës kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe se do ta vijojnë qëndrimin e tyre deri në realizimin e kërkesës për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Ndërkohë, protesta e radhës është paralajmëruar për ditën e nesërme, këtë herë para Parlamentit, në një kohë kur nis edhe sesioni i ri parlamentar.

Për shkak të tubimit dhe nisjes së punimeve të Kuvendit, pritet që autoritetet të marrin masa të shtuara sigurie në zonën përreth Parlamentit.

Të fundit