E-TJERA

Denoncimi tronditës i Ahmetajt: Kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim, di edhe emrin

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një denoncim të fortë gjatë intervistës së tij për “Çim Peka Live”, duke deklaruar se është tentuar të rrëmbehet fëmija i tij i vogël.

Ahmetaj tha se për ngjarjen ka bërë denoncime dhe se ekziston edhe një emër i lidhur me kompaninë e sigurisë në Parkun e Liqenit.

Ai theksoi se nuk dëshiron ta bëjë publik emrin, ndërsa pretendoi se ka ruajtur edhe komunikime në formën e mesazheve.

Ametaj: Kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim të vogël. Ka denoncime, ka dhe një emër... të pronarit të firmës së sigurisë të Parkut të Liqenit. Nuk dua ta përmend. Kam diskutime, kam SMS të ruajtura. S'kam punë me atë, ai ka bërë detyrën e vet. I kam thënë: më jep kamerat të shoh kush e ka bërë. Se, fëmijën tim ti s'e prek dot, po larg qoftë Zotit të guxosh ta prekësh, historia nuk mbaron aty. Në të vërtetë jam njeri i ligjit. Tek familja ime, tek fëmijët e mi... unë s'merrem me fëmijët e askujt! E di ti çfarë kam unë aty për fëmijët e... Çfarë të duash ti! Nuk merrem unë me fëmijët e askujt. As me gratë e askujt siç janë marrë me fëmijët e mi.

Të fundit