Ditari i Opozitës

Balliu nga SHBA: Vizita e Berishës dëshmon se “non grata” i përket së shkuarës

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka zgjedhur një deklaratë të fortë për t’iu përgjigjur debatit mbi statusin e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara.

Në një lidhje live nga SHBA për A2CNN, Balliu deklaroi se prania e Berishës në territorin amerikan dhe takimet e tij me zyrtarë të Kongresit janë tregues se kreu i PD-së nuk mund të konsiderohet më “non grata”.

“Unë nuk merrem me çdo budalla që del në televizor”, deklaroi Balliu, duke këmbëngulur se sipas tij, faktet konkrete janë më të rëndësishme se deklaratat politike.

“Fakti që sot Sali Berisha ndodhet në SHBA fakton atë çka ne kemi trumbetuar prej kohësh, që ishin lobimet me paratë e vjedhura, që ju janë vjedhur qytetarëve shqiptarë, për të dëmtuar opozitën, apo për të kapur opozitën përmes disa dordolecëve politikë, të cilët kërkonin të bënin lojën e pushtetit në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Sot ai mal mashtrimesh ka rënë përfundimisht. Kjo vizitë s’i shërben Berishës si politikan, por na shërben të gjithëve”, tha Balliu.

Të fundit