E-TJERA

Konflikti me armë i mori jetën, kush është 24-vjeçari i vrarë në Shkodër

Ylber Luli, 24 vjeç, është i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një konflikti të ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.

I riu ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër, ku punonte si udhërrëfyes turistik.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, pas një konflikti për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Ylber Lulit dhe babait të tij, Qamil Luli, 63 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë, babai i tij, Qamil Luli, ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Të fundit