E-TJERA

Begaj firmos dekretin, largohet Evis Sala, Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra të Evis Salës, duke i hapur rrugë emërimit të Klodiana Spahiut në krye të dikasterit.

Dekreti për shkarkimin e Salës dhe ai për emërimin e Spahiut janë firmosur nga kreu i shtetit në të njëjtën ditë.

Evis Sala ishte larguar nga qeveria pasi kishte njoftuar më herët se do t’i kushtohej angazhimeve ndërkombëtare në fushat ku ushtron ekspertizën e saj, përfshirë onkologjinë, inteligjencën artificiale dhe inovacionin.

Me ndryshimin e ri, përgjegjësia për drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë i kalon Klodiana Spahiut. Deri tani, Spahiu mbante postin e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa ishte edhe deputete e Partisë Socialiste.

Të fundit