Bota

Trump kritikon Spanjën për emigrantët: Ka zero kontroll mbi kufirin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Spanjën për mënyrën se si po menaxhon krizën e emigrantëve në Ceuta, pas hyrjes masive të dhjetëra mijëra personave nga Maroku. 
“Shumë e trishtë ajo që po ndodh në Spanjë, një vend me ZERO kontroll mbi kufirin e tij”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Deklarata pason kritikat që presidenti amerikan bëri pak ditë më parë në një intervistë për GB News, ku u shpreh i habitur nga përmasat e fluksit të emigrantëve.

“Ajo që po ndodh atje është shumë e trishtë për t’u parë. Mijëra njerëz po hyjnë masivisht në vendin e tyre. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan ka fajësuar gjithashtu “ligjet e dobëta” dhe “keqmenaxhimin” e qeverisë së kryeministrit Pedro Sánchez për situatën.

Lexo edhe:
Kanadaja përgatitet për luftë tregtare, hyjnë në fuqi tarifat hakmarrëse ndaj SHBA
Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Elbasan
 
 
Në fund të korrikut, më shumë se 70 mijë emigrantë hynë në mënyrë të parregullt në Ceuta nga Maroku. Shumica u kthyen më pas, ndërsa mbi 5 mijë vijojnë të qëndrojnë në territorin spanjoll në pritje të shqyrtimit të procedurave për kthim ose azil.

Të fundit