E-TJERA

Po vendosnin ndriçimin rrugor, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë bien në kontakt me tensionin, njëri humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një punonjës i Bashkisë ka humbur jetën dhe tre kolegë të tij janë plagosur gjatë punimeve për vendosjen e ndriçimit rrugor.

Ngjarja është shënuar pranë urës së Bujanit, në aksin rrugor Bajram Curri-Bujan, ku punonjësit kanë rënë në kontakt me një linjë të tensionit të mesëm.

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, një prej punonjësve ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar dëmtime.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa ka nisur puna për të dokumentuar dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në kontaktin me linjën e tensionit.

Të fundit