Ditari i Maxhorancës

“Iris turpi”, Protestuesit ndjekin deputeten e PS: Mos fol në emër të grave

Teksa deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka hyrë në qendrën tregtare për të vijuar rrugën drejt Parlamentit, është ndjekur nga protestuesit.

Aktivistja Arvina Lleshi, së bashku me disa protestues të tjerë, i janë drejtuar deputetes me akuza dhe thirrje.

“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë!”, i është drejtuar Lleshi deputetes.

Aktivistja e ka akuzuar Luarasin se është bashkuar me qeverinë, duke vijuar me thirrjet: “Po ti përfaqësoje, nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”

Të fundit