Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndezi qëllimisht zjarrin që dogji një sipërfaqe të madhe dhe ullinj, identifikohet dhe arrestohet pas dy muajsh piromani në Vlorë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ndezi qëllimisht zjarrin që dogji një sipërfaqe të
Momenti i ndezjes së zjarrit

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi është autori i zjarrit në 6 korrik të këtij viti në vendin e quajtur “Qafa e Petës”, ku u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri.  

52-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.  

Ndërsa po ashtu në kërkim janë shpallur edhe dy kushërinjtë e autorit të ndezjes së zjarrit, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë që t’i pengonin në kryerjen e detyrës dhe më pas janë larguar.  

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Petë, më datë 06.07.2026.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, për një rast të zjarrvënies në vendin e quajtur “Qafa e Petës”, më datë 06.07.2026, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq. Në përfundim të veprimeve, ky shtetas u arrestua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.  

Nga përhapja e zjarrit që ndezi ky shtetas, u dogjën një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri.  

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mallkeq (vëllai dhe kushëriri i shtetasit të arrestuar), pasi gjatë shoqërimit të shtetasit A. S.,  kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë që t’i pengonin në kryerjen e detyrës dhe më pas janë larguar.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese