Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pagat e reja të magjistratëve, Taulant Balla jep datën mes kaosit të bojkotit: Do të shqyrtohet në Kuvend më 17 shtator

Shkruar nga Newsbomb
Pagat e reja të magjistratëve, Taulant Balla jep datën mes kaosit
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për gazetarët pas përfundimit të Konferencën e Kryetarëve ku ka deklaruar se projektligji për pagat e reja të magjistratëve do të votohen në Parlament më 17 shtator.

Po ashtu ai tha se projektligji është depozituar brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe se do të trajtohet me prioritet nga Kuvendi. Balla ka theksuar se projektligji nuk do të shqyrtohet me procedura të përshpejtuara, ndërsa u shpreh se çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të trajtohen në kuadër të ndarjes së pushteteve.

“Në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm 2 deputetë të PS-së kanë dorëzuar një projektligj që adreson vendimin e Kushtetueses. Kështu po e ushtrojmë përgjegjësinë që na takon. Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator. Në demokraci, secili ka këndvështrimin e vet, jurisprudenca nuk është ekzakte. Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Është një projektligj që nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar. Ata që u djeg barku që kur iu teket shkojnë e shajnë me libër shtëpie prokurorë dhe gjyqtarë dhe sot mendojnë se duhet të mbështesin pagat e gjyqtarëvë dhe sot mendojnë se duhet të mbështesin pagat e gjyqëtarëvve. Si qytetar mendoj se, në një shtet demokratik, me ndarje të pushteteve, kompetenca për caktimin e pagave është vetëm e Kuvendit. Prisni të flasë Kuvendi,” u shpreh Balla.

Po ashtu Balla është pyetur nga gazetaret lidhur me reformën territoriale, e cila ka shkakuar debate dhe protesta kohët e fundit. Ai është shprehur se procesi i konsultimit për reformën vendore parashikon një afat 60 ditor, gjatë të cili këshilli bashkiak duhet të konsultohet me komunitetin përpara se Komisioni i Ligjeve dhe seanca plenare të shprehen për projektligjin.

Ai është shprehur se vendimmarrja për këtë fazë i takon këshillave bashkiake, ndërsa qytetarët sipas tij shprehen përmes zgjedhjeve. Sipas tij, qytetarët kanë mandatuar Kuvendin për të marrë vendime.

“Reforma vendore përfshin që më përpara se Komisioni i Ligjeve dhe seanca plenare të shprehen se  ka një afat gjatë të cilit këshillat bashkiakë, në konsultim me komunitetet dhe ky është i gjithë procesi përfundimtar i konsultimit.  Ky proces duhet të përfundojë brenda 60 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit për projektligjin, i cili besoj se mbaron më 27 shtator. Çështja në fjalë u takon këshillit bashkiak, ndërsa qytetarët pyeten përmes zgjedhjeve. Qytetarët kanë mandatuar Kuvendin për të marrë vendime. Do të presim afatin 60-ditor. Në vlerësimin tim, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë një punë të shkëlqyer. Ka qenë një proces që është ndjekur gjithmonë në proceset e rëndësishme,” theksoi Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese