Një ngjarje tragjike mësohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë së Tropojës kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Burime për mediat bëjnë me dije paraprakisht se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve në rrugën e Dubravës, dhe fatkeqësisht një prej tyre ka humbur jetën, ndërkohë që tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Dyshohet se kjo ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia, ndërkohë që priten më tepër detaje në vijim.
Lajmi i përditësuar:

