Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Kasapi i Bosnjës" u përcoll me nderime, ish-ministrja Elisa Spiropali: Serbia varrosi dje edhe  turpin e vet, Ratko Mlladiç ishte një kriminel lufte

Shkruar nga Newsbomb
"Kasapi i Bosnjës" u përcoll me nderime, ish-ministrja Elisa
"Kasapi i Bosnjës" u përcoll me nderime - Elisa Spiropali

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka bërë një reagim të fortë për ceremoninë e përcjelljes së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç, me nderime të larta nga Serbia, pasi ai ndërroi jetë në qelitë e Hagës.

"Mijëra njerëz, ministra, ushtarakë dhe klerikë u mblodhën për ta përcjellë si hero kriminelin Ratko Mladiç. Trupi iu soll me aeroplan qeveritar, arkivoli iu mbulua me flamuj, nderimet ushtarake iu kushtuan një të dënuari me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte", shkruan ajo.

Duke ju bashkuar dhjetëra zërave shqiptarë dhe ndërkombëtarë, Elisa Spiropali thotë se dje Beogradi u shndërrua në vend pelegrinazhi për të nderuar një turp dhe krim me përmasa rrëqethëse.

Ratko Mlladiç ishte organizatori i gjenocidit në Srebrenicë dhe i rrethimit të Sarajevës, ku u vranë mijëra burra, gra e fëmijë, ndërsa me të drejtë historia e njeh atë si "kasapi i Bosnjës". Ish-ministrja socialiste bën një krahasim mes rastit të tij dhe Çlirimtarëve tanë në Hagë.

"Ai u fsheh për gjashtëmbëdhjetë vjet nga drejtësia. Serbia "e gjeti" vetëm pasi nuk mundi ta fshihte më, ndërsa sot po e varros si të ishte ajo viktima dhe jo mijëra njerëzit që mbetën në varre pa emër, për shkak të saj.

Pas tetë ditësh, në Hagë do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata nuk u fshehën nga drejtësia, nuk u arrestuan pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh arrati dhe nuk po gjykohen për gjenocid", shkruan Elisa Spiropali.

Ajo shkon më tej kur thotë se Serbia nuk varrosi vetëm kriminelin e luftës Ratko Mlladiç, por duke glorifikuar figurën e tij dhe duke e përcjellë me nderime ushtarake, varrosi edhe turpin e vet.

"Serbia zyrtare nuk ka autoritet moral, as juridik, të na japë leksione për drejtësinë. Nuk mund ta kthesh një të dënuar për gjenocid në shenjtor kombëtar dhe, në të njëjtën frymë, të kërkosh dënimin e njerëzve ndaj të cilëve ende nuk është shqiptuar vendimi i parë.

Një shoqëri nuk gjykohet vetëm nga kriminelët që ka prodhuar. Gjykimi i saj i vërtetë fillon kur faktet janë provuar dhe ajo duhet të vendosë nëse do vajtojë viktimat apo do adhurojë vrasësit. Serbia dje e bëri zgjedhjen e saj. Ajo nuk varrosi vetëm Ratko Mladiçin. Varrosi edhe turpin e vet duke nderuar krimet", përmbyll ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese