Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

3 muaj pa marrë qiratë e tokave, banorët e Patos-Marinzë dalin në protestë: Do të bllokojmë aktivitetin e "Bankers Petroleum”

Shkruar nga Newsbomb
3 muaj pa marrë qiratë e tokave, banorët e Patos-Marinzë
Foto nga banorët në protestë

Prej tre muajsh, banorët e zonës Patos-Marinzë nuk kanë marrë pagesat për qiranë e tokës nga kompania “Bankers Petroleum”. Për këtë arsye, këtë të martë ata zhvilluan sërish një protestë, duke kërkuar zgjidhjen e situatës.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, të zhvilluara pranë zyrave qendrore të kompanisë në Fier, këtë herë banorët u zhvendosën pranë zyrave ku “Bankers Petroleum” ushtron aktivitetin e saj.

Protestuesit kërkojnë që kushtet e kontratave të mos ndryshojnë dhe vlera e pagesës për qiranë e tokës të mos ulet, pasi në të kundër do të përshkallëzojnë protestën.

“Do të përshkallëzojmë protestën, do të bllokojmë rrugën," tha një banor.

"Kemi pasur takime edhe me deputetë të zonës, por nuk ka dhënë zgjidhje. Do t’i bllokojmë aktivitetin,"  tha një tjetër.

“Paga e një kinezi është sa 10 qira të tokave të banorëve,” thonë ata.

Gjithashtu ata shprehen se protestat deri më tani nuk kanë sjellë asnjë negociatë dhe shprehen të vendosur për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese