Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E trishtë! U bë i njohur në TikTok, ataku kardiak i merr jetën 26-vjeçarit nga Roskoveci (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
E trishtë! U bë i njohur në TikTok, ataku kardiak i merr
Florjan Ruko

Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Roskovecit, ku 26-vjeçari Florjan Ruko, i cili u bë i famshëm me videot e tij në TikTok, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Mësohet se i riu kishte pasur probleme shëndetësore me zemrën dhe të dielën ishte paraqitur në spital, por pas marrjes së mjekimit ai është larguar për në banesë. Por gjendja e tij është përkeqësuar dhe sipas të njohurve të tij, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij.

Humbja e tij në moshë fare të re ka prekur  familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin të riun nga Roskoveci. Në postimet e tyre në rrjetet sociale, ata e kanë vlerësuar Florjanin si një djalë punëtor dhe familjar, teksa ikja e tij, iu ka shkaktuar dhimbje të madhe.

Po ashtu mësohet se 26-vjeçarit i është dhënë lamtumira e fundit ditën e djeshme në orën 17:00 në fshatin Suk të Roskovecit.

Florjan Ruko ose i njohur ndryshe si flori u bë i njohur përmes video komike që hidhte në TikTok, ku është bërë edhe viral në shumë raste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese