Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Të ecim me tjetër ritëm", Taulant Balla kërkon bashkëpunim me opozitën për Shqipërinë në BE: Brenda 2030, synojmë të ngremë flamurin kuqezi në Bruksel

Shkruar nga Newsbomb
"Të ecim me tjetër ritëm", Taulant Balla kërkon
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në sesionin e ri parlamentar, ka ftuar opozitën që të bashkëpunojë me mazhorancën, për të bërë realitet ëndrrën europiane brenda afateve të përcaktuara.

"Puna jonë në këtë sesion duhet të ecë me një ritëm tjetër që kërkon procesi i negociatave. Integrimi europian nuk ka të bëjë vetëm me numrin e kapitujve dhe ligjeve, por lidhet me mënyrën sesi funksionon shteti në raport me qytetarin", u shpreh ai ndër të tjera.

Taulant Balla shpalosi synimet e socialistëve për këtë sesion të ri dhe atë të ardhshëm, me anëtarësimin si busull orientuese. Ja 3 synimet e qarta që shpalosi kreu i Grupit Parlamentar të PS:

"Të mbyllim negociatat brenda Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm, të mundësojmë ratifikim brenda 2028 dhe ta ngremë flamurin tonë kuqezi brenda vitit 2030. Objektivat tona janë të qarta, ndaj jemi të gjithë të vetëdijshëm për këtë proces."

Gjithashtu, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i drejtoi edhe një ftesë publike opozitës, duke kërkuar prej saj bashkëpunim për reformën zgjedhore, reformën administrativo-territoriale dhe energjizimin e rolit të deputetit.

"Të avancojmë me reformën zgjedhore, si pararendëse e aspiratës për integrim dhe roli i opozitës është i pazëvendësueshëm; përmbyllja e reformës territoriale dhe jetësimi i transformimit europian, përmes energjizimit të rolit të deputetit", përmbylli ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese