Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Meta i vendosur të dalë nga burgu, pas rrëzimit nga GJKKO dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Newsbomb
Meta i vendosur të dalë nga burgu, pas rrëzimit nga GJKKO
FotoArkive: Ilir Meta ne kafazin e qelqte te GJKKO

Ish-presidenti Ilir Meta vijon t’i qëndrojë këkresës për t’u liruar nga qelia. Ai raportoht të ketë dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën e Lartë kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Teksa rikutojmë se pak javë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për zbutjen e masës. Pasi gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar. Për SPAK-un, që ishte kundër kërkesës për të zbutur masën e arrestit në burg, ekziston mundësia që Ilir Meta të intimidojë dëshmitarët.

Mirëpo sipas avokatëve të tij, procesi po paragjykohet për sa kohë hetimet janë mbyllur dhe nuk ka rrezikshmëri që të ndikojnë në marrjen e provave, pasi kanë parashtruar qëndrimet e tyre në mungesë të klientit.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi në 18 Mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese