Është mbyllur pas gati një ore seanca e sotme plenare, e para e këtij sezoni politik dhe deputetët kanë lënë ambientet e Parlamentit njëri pas tjetrit, ndërsa qytetarët janë dëgjuar duke thënë njëzëri para institucionit:Parlament i krimit! Atdheu është i ynë! Shqipëria e shqiptarëve.
''Edi Rama dil në Bulevard! Atdheu është i yni, jo biznes privat!’’ dëgjohen qytetarët njëzëri.
Bëhet me dije se pasditen e sotme ka pasur tensione mes efektivëve dhe protestuesit të cilët thuhet se janë shoqëruar disa prej tyre. Në momentin kur protestuesit kanë mësuar se janë arrestuar disa prej tyre, ata janë revoltuar duke goditur me vezë efektivët.
Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar për në Komisariat rreth 5 qytetarë të cilët mendohet se janë dërguar në Komisariatin numër 1. Ndërsa thuhet se ata janë marrë në pyetje dhe pritet për t’u parë nëse ata do të lihen të lirë apo do qëndrojnë në paraburgim.
Dy prej tyre se janë vënë në pranga pasi po qëndronin shumë pranë Parlamentit. Efektivët kanë këmbëngulur që ata të largohen por kanë refuzuar. Kjo mendohet të jetë bërë arsyeja e arrestimit të dyshes në fjalë, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar akoma.
Në mesin e të arrestuarve bëhet me dije se dy prej tyre janë shoqëruar sepse thuhet se kanë goditur efektivët e FNSH-së me vezë.
Dy të tjerë bëhet me dije se janë shoqëruar pasi thuhet se ata brohorisnin me thirrjen e dorëheqjes së kryeministrit Rama. Duke qenë se ata refuzuan që të largoheshin nga Kuvendi ka bërë që efektivët të reagojnë. Nga ana tjetër, deri në këto momente nuk dihet akoma nëse brenda Kuvendit kanë mbetur akoma deputetë apo kanë dalë të gjithë nga Kuvendi.

