Peleshi hap seancën plenare me premtime: Do punojmë fort për anëtarësimin në BE! Reforma territoriale synon të na afrojë më qytetarët
Deputetët janë rikthyer në Kuvend, pas më shumë se një muaj pushime, ndërsa fjalën hapëse e mbajti kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili vuri në fokus dhe ndryshimet që pritet të vijnë3 në sajë të punimeve të reja në Parlament, me në fokus anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndërsa vuri në fokus dhe punimet për reformën zgjedhore dhe administrativo-territoriale për të cilën theksoi se duhet të vihen në funksion të përforcimit të marrëdhënieve mes institucioneve dhe qytetarëve.
“Së pari, përafrimi i legjislacionit. Kuvendi do të shqyrtojë me përparësi projektet që lidhen me standardet e BE. Do të nisim bashkëpunimin. Do të forcojmë kontrollin post-legjislativ.
Së dyti, intensifikim i diplomacisë parlamentare. Kontakte dinamike me parlamentet e 27 vendeve anëtare do të vazhdojnë. Më 27 shtator Kuvendi do të organizojë konferencën ndërparlamentare. Ajo është një mundësi për të vendosur Shqipërinë në qendër të dialogut.
Së treti, përgatitja për anëtarësimin e plotë. Gjatë këtij sesioni do të fillojmë punën për t’u përgatitur sesi Shqipëria do të funksionojë si vend anëtar me të drejta të plota. Nuk do të presim ditën e anëtarësimit, por do të fillojmë që sot” tha Peleshi.
Më tej kryeparlamentari theksoi gjatë fjalës së tij se peshë të rëndësishme do të ketën dhe reforma terirtoriale për të cilën tha se synohet të përforcohet akoma më marrëdhënia mes institucioneve dhe qytetarëve.
“Çështje e rëndësishme mbetet reforma zgjedhore dhe administrativo-territoriale. Reformat duhet të afrojnë më shumë institucionet me qytetarët. Ne jemi këtu për të kërkuar llogaridhënien pa ndërhyrë dhe zëvendësuar kompetencat e institucioneve. Rishikimi i statusit të deputetit është nevojë e domosdoshme që ky mandat të shërbejë për qytetarin. Kuvendi do të vlerësojë nevojën për përmirësimin e legjislacionit mjedisor, pasi mjedisi është pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Peleshi duke shtuar se do të vihen në dispozicion edhe një sërë mekanizmash për modernizimin e Kuvendit” shtoi më tej Peleshi.
Në përmbyllje të fjalës së tij kruyetari i Kuvendit vuri në fokus dhe miratimin e ligjeve të reja për të cilat u shpreh se zgjedhja e duhur dhe më e efektshme është që të bëhen ligje të cilat u përgjigjen më shumë nevojave të qytetarëve, sidomos për atë kategori që shpesh lihet mënjanë.
“Na duhen ligje që jo vetëm reagojnë ndaj problemeve por iu paraprijnë ndaj nevojave . Do të adresojmë arkivën e Parlamentare. Do të zgjerojmë transparencën dhe aksesin e publikut në Veprimtarinë e Kuvendit.
Pavarësisht mendimeve dhe programeve të ndryshme duhet të qëndrojë bashkë: mbrojtja e garantisë, dhe ruajtje e mendimit pro europian dhe pro amerikanë. Veshi ynë të qëndrojë i hapur për qytetarët sidomos për ata që lihen mënjanë” theksoi Peleshi.
Fjala e Niko Peleshit:
Së pari, përafrimi i legjislacionit. Kuvendi do të shqyrtojë me përparësi projektet që lidhen me standardet e BE. Do të nisim bashkëpunimin. Do të forcojmë kontrollin post-legjislativ.
Së dyti, intensifikim i diplomacisë parlamentare. Kontakte dinamike me parlamentet e 27 vendeve anëtare do të vazhdojnë. Më 27 shtator Kuvendi do të organizojë konferencën ndërparlamentare. Ajo është një mundësi për të vendosur Shqipërinë në qendër të dialogut. Së treti, përgatitja për anëtarësimin e plotë. Gjatë këtij sesioni do të fillojmë punën për t’u përgatitur sesi Shqipëria do të funksionojë si vend anëtar me të drejta të plota. Nuk do të presim ditën e anëtarësimit, por do të fillojmë që sot.
Çështje e rëndësishme mbetet reforma zgjedhore dhe administrativo-territoriale. Reformat duhet të afrojnë më shumë institucionet me qytetarët. Ne jemi këtu për të kërkuar llogaridhënien pa ndërhyrë dhe zëvendësuar kompetencat e institucioneve. Rishikimi i statusit të deputetit është nevojë e domosdoshme që ky mandat të shërbejë për qytetarin. Kuvendi do të vlerësojë nevojën për përmirësimin e legjislacionit mjedisor, pasi mjedisi është pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm.
Do të vlerësojmë performancën e institucioneve të pavarura. Për çështjet që kërkojnë ndërhyrjet ligjore Kuvendi do të punojë në përputhje me kushtetutën. DO të kemi përgjegjësi për zgjedhjen drejtuesve të institucione të pavarura. Do të zhvillohen me korrektësi, transparecnë.
Do të zgjerojmë përdorimi e teknologjisë dhe AI për të rritur produktivitetin. Është një mënyrë e re e të punuarit. Ligjet që miratohen ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Na duhen ligje që jo vetëm reagojnë ndaj problemeve por iu paraprijnë ndaj nevojave . Do të adresojmë arkivën e Parlamentare. Do të zgjerojmë transparencën dhe aksesin e publikut në Veprimtarinë e Kuvendit. Një Kuvend më dixhital do të jetë një Kuvend më i sigurt. Ky kuvend do të vlerësohet jo nga ajo që premton, por ajo që arrin. Ta përgatisim Shqipërinë për anëtarësinë në BE.
Pavarësisht mendimeve dhe programeve të ndryshme duhet të qëndrojë bashkë: mbrojtja e garantisë, dhe ruajtje e mendimit pro europian dhe pro amerikanë. Veshi ynë të qëndrojë i hapur për qytetarët sidomos për ata që lihen mënjanë.



