Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"222 milionë euro eksporte nga sektori i Tekonologjisë", Forumi i Dytë i Inovacionit, Rama s'i ndal kritikat për bizneset, sulmon mediat: Gjoba ndaj Startup-eve

Shkruar nga Newsbomb
"222 milionë euro eksporte nga sektori i Tekonologjisë",
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Dytë të Inovacionit, i cili ka në fokus Inteligjencën Artificiale dhe zhvillimin e sektorit të teknologjisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se bota e teknologjisë po ndryshon me shpejtësi dhe se vendi ynë duhet t’u përshtatet ritmeve të vendeve të tjera.

Kreu i qeverisë deklaroi se të ardhurat nga sektori i teknologjisë janë trefishuar vitin e fundit, duke theksuar se vitin e kaluar u eksportuan 222 milionë euro. Ndërsa tha se ky sektor ka të punësuar 28 500 persona. Ndërsa një kritikë Rama kishte për bizneset, të cilat tha se janë shumë pas në implementimin e teknologjisë.

"Sot sektori i teknologjisë eksporton 222 milionë euro produkte, tre herë më shumë se disa vite më parë. Sot në këtë sektor janë 28 500 profesionistë dhe 7 nga 10 protagonistët e këtij sektori janë nën moshën 35 vjeç. Sot kemi një rritje pagash shumë domethënëse në këtë sektor dhe, nga ana tjetër, sektori ka një peshë të madhe prej 2,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto" tha Rama.

Gjithashtu kreu i qeverisë hodhi akzua ndaj mediave, pasi sipas tij lajmet për programet e Startup-ve, bëhen për gjoba.

"Më vjen keq për një lloj presioni gjobëvënës që u ushtrua ndaj një numri Startup-esh, nga portale të mirënjohura për vendosje gjobash nën maskën e shtypit të lirë", deklaroi ai.

Rama: Ndërkohë që gjërat në botën e teknologjisë së informacionit ndryshojnë me shpejtësi marramendëse, këtu sot kemi në fokus të bisedës Inteligjencën Artificiale, për të cilën ne po përgatitemi për një Program Kombëtar, ku të gjithë do të kenë mundësi që të japin opinionin e tyre.

Të gjitha temat e diskutimit janë në një dinamikë të jashtëzakonshme, të cilat janë një bekim i madh për vendin tonë, pasi bëjmë kapërcime të mëdha dhe, nga ana tjetër, është një kambanë e vazhdueshme alarmi se mund të mbetemi edhe shumë pas.

Janë tre elementë që duhet të mbajmë parasysh së bashku për këtë forum. Së pari, problemet reale, që do të thotë zgjidhje reale. E dyta, propozime konkrete dhe, e treta, gatishmëri për të vepruar, pasi për këtë program jemi të dënuar të punojmë së bashku.

Sot sektori i teknologjisë eksporton 222 milionë euro produkte, tre herë më shumë se disa vite më parë. Sot në këtë sektor janë 28 500 profesionistë dhe 7 nga 10 protagonistët e këtij sektori janë nën moshën 35 vjeç. Sot kemi një rritje pagash shumë domethënëse në këtë sektor dhe nga ana tjetër, sektori ka një peshë të madhe prej 2,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sot kemi një përparësi, pasi në platformën e-Albania kemi 3,4 milionë biznese dhe qytetarë të regjistruar. Në indeksin e OKB-së renditemi shumë lart.

Dua të theksoj që është domosdoshmëri të ngremë një strukturë publike dhe një kapacitet kompjuterik kombëtar që të bëjë të mundur që të dhënat shtetërore të jenë të aksesueshme, një katalog kombëtar që shërbimet dhe platformat të ndërtohen sa më shpejt .

Sot në botën e biznesit jemi shumë pas, vetëm 24% e bizneseve përdorin teknologjinë dhe vetëm 9% e shitjeve online, është një shifër shqetësuese. Ndërkohë, kemi filluar të eksplorojmë mundësinë e krijimit të një Data Center-i, e cila është shumë komplekse.

Do të vijojmë të fuqizojmë të mbështesim StrartUp-et, ku këtë viti kemi dyfishimin e fondeve për ta. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe vitin e ardhshëm nëse do të kemi të njëjtën kërkesë për këtë sektor.

Më vjen keq për një lloj presioni gjobëvënës që u ushtrua ndaj një numri Startup-esh, nga portale të mirënjohura për vendosje gjobash nën maskën e shtypit të lirë. Në këtë pikë nuk mund tju qaj hallin, se më duket shumë pak ajo që ju hani, në krahasim me atë që ha vetë. Këshilla ime është që të adaptohemi dhe ecni para, mos i lexoni fare. Shkruajnë ekzakësisht për t’iu shqetësuar dhe për të iu dhënë kontaktin që t’i jepni gjobën,. përndryshe s’kanë asnjë efekt tjetër.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese