Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis kontrollin “derë më derë”

    Zbulohen 30 të nominuarit për “Topin e Artë” 2026, rikthehet Messi dhe mungojnë disa yje

    Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët
    Botë

    Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

    September 8, 2026

    Blerja e një banese në Greqi do të bëhet shumë më e kushtueshme për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Europian, përfshirë edhe shqiptarët.

    Nga 1 janari 2027, qeveria greke parashikon rritjen e taksës së transferimit të banesës për blerësit nga vendet e treta, nga 3% në 15%.

    Për një banesë me vlerë 300 mijë euro, taksa do të rritet nga 9 mijë në 45 mijë euro. Pra, një blerës i huaj do të paguajë 36 mijë euro më shumë vetëm për transferimin e pronës.

    Për një shtëpi me vlerë 500 mijë euro, detyrimi rritet nga 15 mijë në 75 mijë euro, duke sjellë një kosto shtesë prej 60 mijë eurosh.

    Masa do të zbatohet vetëm për blerjen e banesave dhe nuk do të përfshijë ambientet tregtare, parcelat apo kategoritë e tjera të pasurive të paluajtshme.

    Qeveria greke synon të frenojë kërkesën nga të huajt, të cilën e konsideron një prej faktorëve që ka shtyrë lart çmimet dhe ua ka vështirësuar familjeve vendase blerjen e një shtëpie.

    Rritja e taksës nuk e shfuqizon programin “Golden Visa” dhe as ua ndalon të huajve blerjen e banesave. Megjithatë, ajo e bën investimin ndjeshëm më të shtrenjtë dhe mund të ulë interesin e shtetasve jashtë BE-së për tregun grek. Masa është pjesë e paketës së strehimit për vitin 2027, e cila përfshin gjithashtu kredi të subvencionuara për familjet greke, kufizime ndaj pronave të reja në Airbnb dhe lehtësi tatimore për banesat që kalojnë në qira afatgjatë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis kontrollin “derë më derë”

    September 8, 2026

    Zbulohen 30 të nominuarit për “Topin e Artë” 2026, rikthehet Messi dhe mungojnë disa yje

    September 8, 2026

    Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore

    September 8, 2026

    Krumë/ 29-vjeçari plagoset me armë zjarri gjatë një konflikti, policia në ndjekje të autorit

    September 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.