Aktiviteti para EULEX-it për çlirimtarët: Në Hagë nuk janë vetëm katër emra

Aktiviteti para EULEX-it për çlirimtarët: Në Hagë nuk janë vetëm katër emra

Aktivistë të organizatës “Liria ka Emër” kanë zhvilluar një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara, duke vendosur një pankartë me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së dhe mbishkrimin: “Në emër të popullit, shpallini të pafajshëm."

Në këtë aktivitet, vajza e dëshmorit Fatmir Fazliu dhe mbesa e dëshmorit Ali Haliti, Flaka Fazliu, ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se lufta çlirimtare nuk duhet të shkëputet nga historia dhe të vendoset në bankën e të akuzuarve.

“Ata nuk luftuan për privilegje, për pushtete dhe as për hakmarrje, por luftuan për liri. Prandaj sot kam ardhur këtu me një mesazh që nuk mund të relativizohet dhe as të anashkalohet: ne kërkojmë drejtësi”, tha ajo.


“Por drejtësia nuk mund të jetë e drejtë nëse shkëputet nga historia. Nuk mund të ketë drejtësi nëse harrohet se kush ishte agresori dhe kush ishte viktima. Nuk mund të ketë drejtësi nëse lufta e një populli për liri shndërrohet, pas shumë dekadash, në një proces ku viktima duhet që vazhdimisht të dëshmojë pafajësinë e saj. Sot para jush ne vendosim një mesazh që përfaqëson pritjen, dhimbjen dhe bindjen e mijëra qytetarëve të Kosovës. Në emër të Kosovës: JU SHPALLENI TË PAFAJSHËM!”, tha ajo.

Fazliu tha se pankarta e vendosur para objektit të EULEX-it përfaqëson, sipas saj, një kërkesë dhe paralajmërim demokratik se Kosova nuk do të heshtë përballë përpjekjeve për shtrembërimin e historisë së saj.

“Kjo pankartë nuk është vetëm një kërkesë. Është një porosi, është edhe një kërkesë, por është edhe një paralajmërim demokratik se Kosova nuk do të heshtë përballë asnjë përpjekjeje që e shtrembëron historinë e saj dhe e vendos luftën e saj çlirimtare në bankën e të akuzuarve. Më 16 shtator ne nuk presim vetëm një aktgjykim, por presim një përgjigje ndaj një pyetjeje shumë të madhe: a do të triumfojë drejtësia apo padrejtësia do të marrë vulën e drejtësisë?”, tha ajo.

Ajo tha se në Hagë nuk janë vetëm katër të akuzuar, por, sipas saj, pas tyre qëndron historia e një populli që ka përjetuar përndjekje, vuajtje dhe masakra.

“Sepse në Hagë nuk janë vetëm katër emra. Janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, por pas tyre është edhe një histori. Është historia e një populli të përndjekur, të vuajtur dhe të masakruar. Është historia e mijëra familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Janë nënat që ende i kujtojnë bijtë. Janë fëmijët që u rritën pa baballarë dhe pa më të dashurit e tyre — ashtu si unë dhe shumë bashkëmoshatarë të mi. Dhe pikërisht për këtë arsye, askush nuk ka të drejtë të na kërkojë sot të heshtim. Ne kemi paguar shumë shtrenjtë për lirinë që të heshtim kur historia jonë dhe dinjiteti ynë si popull vihet në pikëpyetje!”, tha ajo.


Në fund, ajo iu drejtua institucioneve ndërkombëtare me thirrjen që të mos harrohet sakrifica mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

“Këtu, para misionit të EULEX-it, u drejtohemi institucioneve ndërkombëtare: mos harroni se mbi cilën sakrificë është ndërtuar kjo republikë, mos e barazoni çlirimtarin me pushtuesin. Dhe mos prisni se Kosova do të heshtë”, tha ajo.

Të ngjashme
Zogaj për rezultatin në PISA: Baba politik sigurohet që vajzën ta shkollon në Norvegji, fëmijëve në Kosovë u jep bukë e cirk

Zogaj për rezultatin në PISA: Baba politik sigurohet që vajzën ta shkollon në Norvegji, fëmijëve në Kosovë u jep bukë e cirk

Mes akuzave për korrupsion, jep dorëheqjen Kryeprokurori i Ukrainës

Mes akuzave për korrupsion, jep dorëheqjen Kryeprokurori i Ukrainës

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Kongresisti Wilson, i ashpër ndaj Vuçiqit: Regjimi i tij fton forca autoritare në Serbi dhe nxit urrejtje

Kongresisti Wilson, i ashpër ndaj Vuçiqit: Regjimi i tij fton forca autoritare në Serbi dhe nxit urrejtje

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit më 9 shtator?

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit më 9 shtator?

Largimi i qytetarëve dhe testi "PISA", Maliqi: Sovraniteti nuk është territori, por njerëzit brenda tij!

Largimi i qytetarëve dhe testi "PISA", Maliqi: Sovraniteti nuk është territori, por njerëzit brenda tij!

KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat

KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat

Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime

Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime

Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

Aleanca mbledh sot Kryesinë

Aleanca mbledh sot Kryesinë

Mbi 3 mijë 700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Mbi 3 mijë 700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Ndalohen punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë, IQP: U konstatuan shkelje të rënda

Ndalohen punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë, IQP: U konstatuan shkelje të rënda

0:000:00