Klodiana Spahiu pritet të emërohet ministre e re e Shëndetësisë, ndërsa ish-ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, pritet të rikthehet në drejtimin e Kuvendit si nënkryetare.
Spahiu është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Me kalimin e Spahiut në qeveri, vendin e saj si nënkryetare e Kuvendit pritet ta marrë Evis Kushi.
Dekreti presidencial për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë pritet të votohet në seancën plenare të sotme.
#KlodianaSpahiu #EvisKushi #Shëndetësia #Kuvendi #EdiRama #Qeveria #Politikë #Shqipëri #Lajme


