Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis kontrollin “derë më derë”

    Zbulohen 30 të nominuarit për “Topin e Artë” 2026, rikthehet Messi dhe mungojnë disa yje

    Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Hapet procedura për transformimin e sheshit “Nënë Tereza”, investimi mbi 2 miliardë lekë
    Ekonomi

    Hapet procedura për transformimin e sheshit “Nënë Tereza”, investimi mbi 2 miliardë lekë

    September 8, 2026

    Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurën e prokurimit për një prej ndërhyrjeve më të mëdha të parashikuara në qendër të Tiranës, transformimin e Sheshit “Nënë Tereza” në një hapësirë publike multifunksionale, me parkim dhe një kompleks të gjerë funksionesh nëntokësore.

    Fondi limit është përcaktuar në mbi 2 miliardë lekë pa TVSH, ose rreth 22.5 milionë euro. Relacioni teknik tregon se ndërhyrja shkon përtej ndërtimit të një parkimi. Projekti synon një rikonceptim tërësor të Sheshit “Nënë Tereza”, duke e orientuar sipërfaqen e tij drejt këmbësorëve dhe duke zhvendosur një pjesë të funksioneve në nëntokë.

    Sipas projektit, parashikohet rikthimi i sheshit në një hapësirë të dedikuar për këmbësorët, krijimi i një Kapeleje kushtuar Nënë Terezës, hapësira shërbimi për vizitorët dhe turistët, një parkim nëntokësor, si dhe një muze arkeologjik nëntokësor, i vendosur poshtë nivelit të parkimit.

    Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me qarkullimin e automjeteve. Projekti parashikon që trafiku që sot kalon në sipërfaqen e sheshit të zhvendoset në nëntokë. Për këtë qëllim janë projektuar tre rampa me nga dy korsi. Njëra do të vendoset në aksin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin ndërmjet Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, ndërsa dy të tjera në rrugën “Lek Dukagjini”, përballë Korpusit Universitar. Rampat do të lidhen me një unazë qarkullimi nëntokësore, në qendër të së cilës do të pozicionohet parkimi.

    Vetë parkimi është projektuar me një kapacitet prej rreth 170 vendesh. Ai do të lidhet me hapësirat publike mbi tokë, muzeun dhe funksionet e tjera të kompleksit përmes korridoreve për këmbësorët, shkallëve dhe ashensorëve. Synimi i deklaruar në projekt është lirimi i sipërfaqes së sheshit nga automjetet dhe ruajtja e karakterit monumental të tij.

    Projekti krijon, në fakt, disa shtresa funksionale poshtë sheshit. Në kuotën -4 metra parashikohet një shesh i poshtëm, i cili do të shërbejë edhe si nyje shpërndarëse drejt bar-restorantit, Kapeles së Nënë Terezës dhe hollit të muzeut. Parkimi është konceptuar në nivelin -7.75 metra, ndërsa niveli kryesor i muzeut arkeologjik zbret deri në kuotën -19 metra. Për muzeun parashikohen tre ashensorë standardë për vizitorët dhe një ashensor mallrash me kapacitet 2,000 kilogramë.

    Relacioni teknik parashikon gjithashtu një rikonceptim të sipërfaqes së vetë sheshit. Ideja është që pjesa më e madhe e volumit të ri të zhvillohet nëntokë, në mënyrë që të mos konkurrojë vizualisht me ndërtesat monumentale që rrethojnë Sheshin “Nënë Tereza”, përfshirë Universitetin Politeknik.

    Në nivelin e sipërfaqes parashikohen edhe tre zona me shatërvane, të konceptuara në të njëjtin nivel me shtrimin e sheshit. Kjo do të bëjë të mundur që, kur shatërvanet nuk funksionojnë, sipërfaqja të përdoret normalisht për këmbësorët, aktivitete publike, ceremoni apo ekspozita.

    Në kompleks parashikohet edhe një hapësirë pritjeje dhe hyrjeje për muzeun prej rreth 500 m², ndërsa Kapela e Nënë Terezës është konceptuar me një sipërfaqe prej afërsisht 700 m². Projekti përfshin gjithashtu rreth 340 m² për një bar-restorant, si funksion shërbimi për kompleksin dhe vizitorët.

    Në dokumentacionin teknik, ndërhyrja përshkruhet si një sistem i vetëm strukturor që bashkon parkimin, muzeun arkeologjik, kapelën dhe hapësirat publike mbi tokë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis kontrollin “derë më derë”

    September 8, 2026

    Zbulohen 30 të nominuarit për “Topin e Artë” 2026, rikthehet Messi dhe mungojnë disa yje

    September 8, 2026

    Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore

    September 8, 2026

    Krumë/ 29-vjeçari plagoset me armë zjarri gjatë një konflikti, policia në ndjekje të autorit

    September 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.