Çfarë po ndodh me Strakoshën? Portieri i Kombëtares bëhet “mister” në Champions

Thomas Strakosha është dilema e AEK-ut për sfidën e sotme me LASK në Champions. Takimi për raundin e parë do të nisë në orën 18:45.

Strakosha mungoi në stërvitjen e djeshme që ishte e fundit para sfidës. Klubi ndërkohë nuk ka dhënë më tepër informacion.

AEK e ka gati zëvendësuesin dhe bëhet fjalë për Alberto Brignolin. Strakosha quhet mungesë e rëndësishme duke qenë titullar i padiskutueshëm te kampionët e Greqisë, ndërsa vetëm tri ditë më parë luajti në kampionat.

Tek AEK ndërkohë pritet të jetë Stavro Pilo titullar. Mbrojtësi i Kombëtares llogaritet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Të fundit