Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tropojë, ku 1 punonjës të bashkisë ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike gjatë kryerjes së punimeve në terren.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur punonjësit po kryenin ndërhyrje për krasitjen e pemëve që ndodheshin pranë një shtylle të linjës elektrike me tension.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të rindërtuar dinamikën e plotë të incidentit. Hetimet po fokusohen në zbardhjen e procedurave të ndjekura për sigurinë në punë, si dhe për të verifikuar nëse ka pasur koordinim të mëparshëm mes Bashkisë Tropojë dhe ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike për stakimin e rrymës përpara nisjes së punimeve.





















