Rama tregohet haptas çnjerëzor dhe i pamëshirshëm me qytetarët dhe rrit taksat dhe çmimet, ndërsa Greqia rrit pensionet dhe ul çmimet!
Mbështetja e fortë e qeverisë ndaj familjeve në betejën e përditshme të mbijetesës është sot ajo që bën çdo qeveri e përgjegjshme dhe serioze.
Ndërsa në Shqipëri çmimet rriten në mënyrë skandaloze Rama dhe qeveria nuk bëjnë asgjë përkundrazi krijojnë alibi për oligarkët dhe monopolistët e tregut që ata të vazhdojnë të pasurohen çmendurisht.
Rama deklaron pa pikë turpi se “Jetojmë në një sistem ku nuk kemi asnjë praktikë të përcaktimit të çmimeve nga shteti, por kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, që do ta prezantojmë kur të jetë i konsoliduar”.
Pra paska dy kapitalizma një të Ramës dhe një të Greqisë.Pyetjet janë të pashmangshme:Ky kapitalizmi i Ramës qenka unik, i veçantë, atipik fanar i kapitalizmit në botë?Po pse Greqia kapitaliste gjen rrugën për uljen e 1740 produkteve, kurse Shqipëria e Ramës jo?






















