Diplomati Agim Nesho: Protesta , element i domosdoshëm që do mundësojë shpërbërjen e narkoshteti dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira

Nesho theksoi se Berisha do të ketë takime edhe me kongresmenë të rëndësishëm në SHBA, ndërkohë që partneri strategjik i Shqipërisë sheh Berishën si aleat kundër karteleve të drogës të lidhura me kryeministrin Edi Rama.Departamenti i Shtetit ka theksuar më se njëherë se prioritet ka luftën kundër narko-trafikut, ndërkohë që Shqipëria ka bërë përpjekje të pakta me Ramën për të bashkëpunuar me aleatin strategjik. Sakaq, pritet edhe ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, në fund të muajit që sipas Neshos do theksojë bashkëpunimin institucional kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Një fitore personale që të tërë pavarësisht nga pozicionet politike duhet t’ia japin atij, për arsye sepse një njeri që në asnjë moment nuk u dorëzua po kërkoi të drejtën e tij. Po kjo ishte një vizitë për të treguar që opozita shqiptare tashmë është përgjegjëse përpara fateve të vendit. Vlerësoi protestën e cila është një element i domosdoshëm i njerëzve patriotë të cilët do të bëjnë të mundur mekanizmin për shpërbërjen e këtij narkoshteti, por sigurisht zgjedhjet e lira që do sigurohen nga kjo gjë do të japin mundësi dhe dihet që mundësinë më të madhe e ka ajo që udhëheq deri tani opozitën, ajo që ka bërë të gjithë demaskimin e projekteve famëkeqe të Edi Ramës me korrupsionin e tij, që është Partia Demokratike.

Sigal

Pra, zoti Berisha duhet ta themi Sonila, i kanë kërkuar që më përpara që të vijë në Amerikë. Çështja e vizës dhe në qoftë se më lejon ti dua ta sqaroj këtu edhe për opinionin publik se kam parë në televizionet e ndryshme edhe personalitete, edhe njerëz ish-zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike që unë i kuptoj, justifikojnë veten e tyre se është një turp i madh që u futën në të gjithë atë kanalizim dhe propagandë të krijuar nga ca qarqe të caktuara që kishin interesa jo vetëm për Shqipërinë po edhe për Ballkanin.

Dhe e kuptoj që është një çështje për të ruajtur nderin e tyre tashmë të përfunduar. Politikisht janë njerëz që kanë humbur betejën politike, kanë vënë bast për diçka që ishte shumë e llogjikshme, që ishte një presion ndërkombëtar për të realizuar diçka tjetër, ishte një presion ndaj zotit Berisha dhe opozitës shqiptare, për t’i hapur rrugë Edi Ramës si për projektin ballkanik ashtu edhe për avancimin e politikave të tij të interesit dhe të korrupsionit brenda në zonën e Shqipërisë. Pra, në këtë mënyrë duhet të themi një gjë, që non grata, është dhënë, përfundimisht është hequr, dhe kjo duhet ta kuptojnë të tërë…