Inceneratori! GJKKO: 11 arrestet të paekzekutuara, më 17 shtator duhet të vijnë në gjyq

Afera e Inceneratorit të Tiranës pas vite hetimesh, tashmë do të përballet me verdiktin e drejtësisë. Me 11 masa sigurie të paekzekutuara, gjykata e posaçme njofton palët të përgatiten për të marrë pjesë në gjykim.

Relatori i çështjes, z. Bib Ndreca, ka bërë njoftimin publik, ndërsa mes të kërkuarve rezulton biznesmen shqiptar dhe të huaj të dyshuar si të përfshirë në aferën multimilionëshe.Më datë 17.09.2026 ora 15:45, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin. dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për shqyrtimin e çështjes penale me nr. 133 Akti, datë regjistrimi 01.07.2026,me:KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.OBJEKTI: Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.255 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve; Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Giuseppe Ciaffaglione, Denisa Tollkuçi, Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Marc Richard Lappat, Michael Peter Drujits, Ilir Dedja, Personi juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k, Personi juridik “Integrated Technology Service” sh.p.k.Akuzuar; Për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenit 245,
143/3, 287 gërma “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/1 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit
Penal. Baza ligjore: Nenet 331 të K.Pr.Penale. Gjykata duke iu referuar akteve të dosjes.

Sigal