Costacurta “pa filtra”: Milani dhe Juventusi nuk janë për titull, jo aq të fortë sa Interi

8 Shtator 2026
14:35
Alfred Lleshi
back button

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Alessandro Costacurta foli për Milanin dhe afrimet e tij të verës, duke vlerësuar veçanërisht Gila: “Ai del paksa shumë shpesh nga loja, edhe te Lazio ndodhte e njëjta gjë. Nuk e kuptoj pse, në moshën e tij nuk i përballon 90 minuta? Nuk besoj, por ndoshta ka ndonjë problem të vogël që e shoqëron.

Për pjesën tjetër, në fushë është i fortë, shumë i fortë: ka personalitet, luan mirë futboll dhe i lexon situatat përpara. Duket edhe më i shpejtë se Tomori, edhe pse nuk është, sepse e kupton më herët se ku do të shkojë topi. Është inteligjent. Për mua është blerja më e mirë e Milanit këtë verë. Do të kisha marrë edhe një tjetër të atij niveli, por e kuptoj që nuk është e lehtë. Si Gila ka shumë pak”.

Për mundësinë që Milani të luftojë për titullin: “Jo, nuk është aq i fortë sa Interi. Për Champions League, patjetër që mund të luftojë. Interi më ka impresionuar. Nëse i shënon 3 gola një skuadre që mbrohet me të gjithë lojtarët pas si Napoli, do të thotë se je shumë i fortë. Edhe Roma është përpara Milanit. Sot, bashkë me Comon, janë skuadra spektakolare. Milani dhe Juventusi ende nuk kanë arritur në atë nivel”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit